Arrestohet një person në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 November 2024 - 10:21
Arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, meqë dyshohet se i njëjti ka ngacmuar përmes telefonit një grua, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“NGACMIM – Prishtinë / 07.11.2024-14:25.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit e ka ngacmuar verbalisht ankuesen femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)