Analsiti i njohur: Dodik do shkëputjen nga BeH

  • A.P /
  • 11 November 2024 - 09:07
Analsiti i njohur: Dodik do shkëputjen nga BeH

Analisti polak Jakub Bielamowicz në një postim në X ka shprehur shqetësimin e tij për një ndarje të Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I njohur për analizat e tij për Ballkanin, shpreh shqetësimin e tij për njerin i Kremlinit në Bosnje dhe Hercegovinë Milorad Dodik dhe kërkesën për shërbimin ushtarak të të rinjve të RS-së në Serbi.

“Secesionisti serb i Bosnjës, i lidhur me Kremlinin, Dodik kërkon të mundësojë shërbimin ushtarak për serbët e Bosnjës në ushtrinë serbe. Dodik gjithashtu planifikon të përdorë presidencën e Trump ose për t’u kthyer në “Dejtonin origjinal” ose “të shkëputet në mënyrë paqësore” nga Bosnja dhe Hercegovina”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)