Lushtaku: Më e vështirë të jetohet sot sesa para katër viteve

  • A.P /
  • 11 November 2024 - 12:03
Lushtaku: Më e vështirë të jetohet sot sesa para katër viteve

Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2025, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputeti i kësaj partie, Mërgim Lushtaku, ka thënë se më e vështirë të jetohet sot sesa para katër viteve.

Ai ka thënë se planifikimi i buxhetit “nuk ndikon asgjë, nuk promovon asgjë”.

“Një planifikim, prej të cilit ky shtet e ky popull nuk sheh kurrfarë hajri, sepse e kemi parë se cdo planifikim është i dobët”, ka thënë Lushtaku.

“Ne qe katër vite kemi një buxhet të mbijetesës, aspak zhvillimor”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)