Ja kush e ka cilësuar buxhetin e paraparë për vitin 2025 si të mbijetesës

  • A.P /
  • 12 November 2024 - 07:49
Ja kush e ka cilësuar buxhetin e paraparë për vitin 2025 si të mbijetesës

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka cilësuar buxhetin e paraparë për vitin 2025 si buxhet të mbijetesës dhe jo të zhvillimeve ekonomike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është utopike të mendohet që Kosova me këtë buxhet do të arrijë një zhvillim ekonomik të dëshiruar, e shumë më tepër në atë sociale. Është shumë më tepër një buxhet i mbijetesës sesa zhvillimor”, ka thënë ai.

Gërxhaliu ka thënë se Kosova ka buxhetin e planifikuar më të ulëtin për vitin e ardhshëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai ka ngre paralele edhe me faktin që Kosova statistikisht është prej shteteve më të vogla sa i përket hapësirës territoriale dhe numrin për kokë të banorit në këtë rajon.

 “Agjenda politike dhe lufta për pushtet është shumë e ashpër nga ç’mendohet saqë ky është kalkulim politik dhe ka pak interesim për qytetarin”, ka thënë njohësi i ekonomisë.

(Kosova Sot Online)