Beqa: Qeveria më e korruptuar është ajo e Albin Kurtit

  • A.P /
  • 13 November 2024 - 10:26
Beqa: Qeveria më e korruptuar është ajo e Albin Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa thotë se më nuk qon peshë nëse thirret edhe kryeministri i Kosovës për intervistim nga Prokuroria, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi sipas tij, Qeveria më e korruptuar është ajo e Albin Kurtit.

Beqa thotë se ky pushtet ka thyer rekord për aktakuza e intervistime të ministrave.

“Nëse i shohim ministrat edhe kryeministri duke u intervistuar nuk është më lajm as për qytetar e as për deputet duke e ditë kualitetin e Qeverisë është më e dobëta nga sukseset dhe më e korruptuara që ka pas Kosova. Qeveria që ka thyer rekord me intervistime e aktakuza e nën hetime të ministrave e zyrtarëve”, deklaroi Beqa.

(Kosova Sot Online)