A po përgatitet në Mal të Zi vrasja e presidentit Jakov Milatoviqit?

  • A.P /
  • 13 November 2024 - 12:36
A po përgatitet në Mal të Zi vrasja e presidentit Jakov Milatoviqit?

Në Mal të Zi, është duke u hetuar informacioni për kërcënimin e mundshëm ndaj presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vijesti thekson se Agjencia e Sigurisë Kombëtare është duke verifikuar disa akuza.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se shërbimi sekret i ka njoftuar për disa informacione që janë në fazë verifikimi.

Ata theksojnë se Milatoviq tashmë po mbrohet me masa “në një nivel të konsiderueshëm”.

Sipas tekstit të gazetës, ANB-ja është njoftuar së fundmi nga një burim i huaj për një kërcënim të mundshëm ndaj Milatoviqit, i cili është bërë i ditur nga zyra e presidentit dhe Drejtoria e Policisë.

Zyra e Milatoviqit e ka konfirmuar këtë informacion për Vijesti, ndërsa ANB nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës.

Nga Drejtoria e Policisë kanë thënë se për momentin nuk është në rrezik siguria e Milatoviqit, por se janë duke i kontrolluar informacionet për këtë mundësi, pa dhënë më shumë detaje për shkak të natyrës së informacionit.

Burimi i Vijesti tha se ANB ishte informuar për vrasjen e mundshme të Milatoviqit nga dy burime të lidhura nga dy vende të Ballkanit Perëndimor dhe se organizatori i supozuar është një oficer në pension i një ish-ushtrie në rajon. Ndërsa autori i menjëhershëm do të ishte një person nga Mali i Zi. 

(Kosova Sot Online)