Moti në Kosovë: Diell dhe vranësira të shpërndara

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 07:13
Moti në Kosovë: Diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti do të jetë kryesisht me diell, por me vranësira të shpërndara. Vranësirat më të fokusuara parashihen për zonat rreth relievit malor të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë ndërmjet 7 dhe 9 gradë Celsius. Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Për ditët në vijim, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës do të vazhdojë të ndjekë zhvillimin e kushteve atmosferike dhe do të ofrojë njoftime shtesë në rast të ndryshimeve të mundshme të motit.

(Kosova Sot Online)