Atentat ndaj biznesmenit të njohur

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 09:00
Atentat ndaj biznesmenit të njohur

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku biznesmeni Eduart Reçi, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës, duke mos i shpëtuar dot plagës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në momentin e atentatit, 52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm dhe se po qendronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.

Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.


(Kosova Sot Online)