Pas rrahjes në ministrinë e Hajrulla Çekut, protestojnë punëtorët

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 13:28
Pas rrahjes në ministrinë e Hajrulla Çekut, protestojnë punëtorët

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po protestojnë para këtij institucioni për të kundërshtuar rastet e dhunën që kanë ndodhur brenda kësaj ministrie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në protestën e organziaur nga sindikata e MKRS-së, thuhet se protesta në heshtje është organizuar.

“Kundër dhunës në institucione, për të reaguar ndaj sulmit fizik të kryer nga zëvendësuesi i sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi”, thuhet në njoftim.

Për këtë rast ka fol edhe ministri i Kulturës, Harjullah Çeku.

Ai për Tëvë1 ka thënë se janë duke u mbledhur të gjitha faktet dhe se dhuna nuk do të tolerohet.

“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste. Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)