
Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Gjirokastrës tha të enjten se goditi një rrjet të trafikut të drogës drejt Greqisë, duke arrestuar 6 persona dhe shpallur në kërkim 5 të tjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë anëtarët e rrjetit akuzohen se të organizuar si grup kanë trafikuar lëndë narkotike marijuane drejt Greqisë, si dhe kanë ndihmuar disa grupe emigrantësh për të kaluar ilegalisht kufirin Greqi-Shqipëri, kundrejt pagesës.
Policia tha se hetimi për këtë grup, të shtrirë në disa zona të Shqipërisë, është kyer për më shumë se nje vit në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës.
Policia tha gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara etj.
(Kosova Sot Online)