Trump i jep post të rëndësishëm Robert F. Kennedy Jr

  • A.P /
  • 15 November 2024 - 07:49
Trump i jep post të rëndësishëm Robert F. Kennedy Jr

Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Jam i emocionuar të shpall Robert F. Kennedy Jr. si Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të Shteteve të Bashkuara (HHS).

Për një kohë të gjatë, amerikanët janë shtypur nga komplekset industriale të ushqimit dhe kompanitë e barnave që janë përfshirë në mashtrime dhe dezinformata kur bëhet fjalë për Shëndetin Publik”, tha Trump.

(Kosova Sot Online)