FSK zhvillon trajnime sot, nesër e pasnesër

  • A.P /
  • 15 November 2024 - 09:08
FSK zhvillon trajnime sot, nesër e pasnesër

Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake.

Sipas njoftimit, ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Luanët” e Kosovës, demonstruan disa aksione edhe të martën, në Babaj të Bokës së Gjakovës. Aty u bashkuan mbi 1 mijë ushtarë.

E gjithë kjo në kuadër të ushtrimit fushor me titull “Ujku i Çeliktë”, ku pjesë mori edhe presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)