Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë

  • A.P /
  • 15 November 2024 - 10:49
Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë

Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka qenë në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas.

Tërmeti i cili u ndje në Doganşehir si dhe në zonat përreth, shkaktoi panik te qytetarët, shkruan Hurryet.

Sipas të dhënave fillestare, nuk ka raportime për dëme materiale, apo pasoja në njerëz.

Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 8 kilometra.

(Kosova Sot Online)