
Vuçiq e rikonfirmon afërsinë e tij me Kishën Ortodokse Ruse

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ri konfirmoi dje edhe njëherë se Serbia qëndron afër dhe prapa çdo gjëje që bën e thotë Kisha Ortodokse Ruse që ka një qendër në Beograd, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai pati dje takim me Mitropolitin Anton të Kishës Ortodokse Ruse.
Nga aty, Vuçiq tha se Serbia dhe Kisha Serbe ka afërsi e përhershme e dy popujve dhe dy kishave
Vet Vuçiq, ka njoftuar se ka biseduar me kryetarin e Departamentit të Marrëdhënieve të Jashtme të Kishës të Patriarkanës së Moskës, Mitropolitin Antoni të Volokolamit dhe se ka treguar se përkujtimi i 100-vjetorit të Kishës së Trinisë së Shenjtë në Beogradi simbolizon afërsinë e përhershme të dy popujve dhe të dy kishave.
“Gjatë takimit me Mitropolitin Antoni, theksova se përkujtimi i njëqindvjetorit të Kishës së Trinisë së Shenjtë në Beograd simbolizon afërsinë e përhershme të dy popujve dhe dy kishave, si dhe angazhimin e tyre të përbashkët për ruajtjen e vlerave shpirtërore dhe trashëgimi kulturore”, ka shkruar Vuçiq në Instagram pas takimit në Beograd.
Dje, Mitropoliti Antonije, në emër të Patriarkut Kirill të Kishës Ortodokse Ruse, ia dorëzoi Urdhrin Andrei Rublev ministrit pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviç, në Kishën e Trinisë së Shenjtë të Kishës Ortodokse Ruse në Beograd.
Kisha Ortodokse Ruse, është kisha më e madhe dhe më e pasur në mesin e të gjitha kishave ortodokse perëndimore. Për shekuj të tërë, kjo kishë ka pretenduar se është shtëpia e vërtetë e krishterimit ortodoks.
Shefi aktual i kishës, patriarku Kirill është mbështetës i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i luftës kundër Ukrainës. Në shtator të vitit 2022, shtatë muaj pas nisjes të pushtimit rus të Ukrainës, Kirill u tha ushtarëve rusë se “sakrifica gjatë kryerjes të detyrave tuaja ushtarake lanë të gjitha mëkatet”. Më herët gjatë këtij viti, Kirill deklaroi se pushtimi i Ukrainës ishte një “luftë e shenjtë”.
(Kosova Sot Online)