Gjendet gruaja që u zhduk para disa ditësh

  • A.P /
  • 20 November 2024 - 08:43
Gjendet gruaja që u zhduk para disa ditësh

Policia  e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e një personi që dyshohet se është zhdukur para disa ditësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin policia e ka arrestuar një person që dyshohet se e ka sulmuar seksualisht atë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 18.11.2024-12:55.  Lidhur me rastin është raportuar se me 19.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin  se i njëjti ka kryer veprën penale ,, Sulm seksual ‘’ ndaj viktimës  femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)