Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit shqiptar që vrau shokun e klasës

  • A.P /
  • 20 November 2024 - 09:19
Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit shqiptar që vrau shokun e klasës

Media ka zbardhur dëshminë e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas burimeve, pasditen e së martës ai është marrë në pyetje dhe ka deklaruar: “Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët, si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes, ndodhi ajo që ndodhi”.

I pyetur nese është penduar, ai nuk ka pranuar të flasë.

Ndërkohë, as thikën nuk ka treguar se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

(Kosova Sot Online)