
Gjermania përfshihet nga stuhia dimërore

Shi, stuhi dhe madje edhe borë. Plus një rënie e ndjeshme e temperaturës. Gjermania tashmë po përjeton spektaklin e saj të parë dimëror, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Eksperti i motit Karsen Brandt tha se e mërkura do të karakterizohet kryesisht me reshje bore. “Ajri polar do të na vijë të martën me shumë stuhi. Paraditen e së mërkurës do të ketë reshje bore. Nga 200 deri në 300 metra është e mundur edhe 10 centimetra borë. Pa gomat e dimrit asgjë nuk do të funksionojë të mërkurën.”
Reshje bore gjatë natës ka pasur edhe në Mynih.
(Kosova Sot Online)