ASK publikon numrin e qytetarëve që mbajnë emrin Ismail

  • A.P /
  • 28 November 2024 - 14:28
ASK publikon numrin e qytetarëve që mbajnë emrin Ismail

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se janë 3 mijë e 800 qytetarë që e mbajnë emrin Ismail në Kosovë, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tyre kjo ndërlidhet me figurën e Ismail Qemalit.

ASK dha detaje edhe për qytetet ku është më shumë I përhapur ky emër.

“A e dini se? Emrin “Ismail” e mbajnë më shumë se 3800 qytetarë në Kosovë, një simbolikë e lidhur me figurën historike të Ismail Qemalit – arkitektin e Pavarësisë së Shqipërisë.  Urime përvjetorin e 112-të të Pavarësisë së Shqipërisë! ”, thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)