Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë

  • A.P /
  • 29 November 2024 - 12:42
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë më 5 dhjetor, ku një ndër kërkesat e tyre është rritja e pagave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të federatës, pas diskutimit të sfidave kryesore me të cilat po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë, kryesia ka marr vendim për protestë.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)