'KRU Mitrovica' del me njoftim, shkak punimet në kanalin e Ibër-Lepencit

  • A.P /
  • 04 December 2024 - 13:00
'KRU Mitrovica' del me njoftim, shkak punimet në kanalin e Ibër-Lepencit

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë reduktime në komunat veriore të Mitrovicës dhe atë të Jugut, si dhe Vushtrri e Skenderaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reduktimet po ndodhin për shkak të punimeve në kanalin e Ibër-Lepencit pas sulmit terrorist atje.

Sipas kompanisë rajonale të ujësjellësit atje, “si rezultat i gjendjes se krijuar të furnizimit me ujë të papërpunuar nga kanali i “Ibër Lepencit” pas sulmit dhe krijimit të vështirësive në furnizim të rregullt me ujë, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit me ujë të pijes për konsumatorët tanë”.

(Kosova Sot Online)