Kurti me O’Brien në Bruksel, diskutojnë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

  • A.P /
  • 04 December 2024 - 13:47
Kurti me O’Brien në Bruksel, diskutojnë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Kryeministri Albin Kurti është takuar në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Belgjikë me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyra e Kryeministrit tha se theksi i diskutimit ishte sulmi i 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Temë e diskutimit ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale me interes të përbashkët, me theks te sulmi terrorist i 29 nëntorit ndaj infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës. Kryeministri ndau me z.O’Brien detajet e sulmit të fundit terrorist mbi infrastrukturën kritike, përkatësisht në kanalin e Ibër-Lepencit si dhe reagimin e institucioneve shtetërore për sanimin e dëmit dhe sigurimin e furnizimit me shërbime esenciale. Sulmi i 29 nëntorit, ishte sulm mbi popullsinë civile meqë përmes tij u rrezikua që më shumë se gjysma e popullatës së vendit të mbeten pa energji elektrike dhe pa ujë, u shpreh kryeministri”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)