Arrestimet nga Specialja, Klinaku del me detaje

  • A.P /
  • 05 December 2024 - 10:26
Arrestimet nga Specialja, Klinaku del me detaje

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK’së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale po vazhdon “gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”, duke u referuar raportimeve për disa arrestime që janë kryer sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përveç arrestimit të ish-Komandantit të UÇK’së, Isni Kilaj, Klinaku ka përmendur edhe raportimet mbi arrestimin e ish-Shefit të AKI’së, Bashkim Smakaj, duke shtuar se ka informata edhe për arrestimin e Fadil Fazliut, vëllait të dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku.

(Kosova Sot Online)