
ZPS konfirmon aksionin ku raportohet se u arrestuan Kilaj, Smakaj e Fazliu

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar aksionin e sotëm, ku raportohet se u arrestuan Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliut, ndonëse nuk ka përmendur arrestimet e emrat e të arrestuarve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
ZPS ka thënë se operacionet janë për hetime për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Në njoftimine e lëshuar thuhet se aksionet janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX.
ZPS konfirmon aksionin ku raportohet se u arrestuan Kilaj, Smakaj e Fazliu – dyshohen për pengim të administrimit të drejtësisë
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar aksionin e sotëm, ku raportohet se u arrestuan Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliut, ndonëse nuk ka përmendur arrestimet e emrat e të arrestuarve.
ZPS ka thënë se operacionet janë për hetime për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)