Ministrat nga Republika Sërpska bojkotojnë mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shkaku i pranisë së Kurtit

  • A.P /
  • 05 December 2024 - 12:03
Ministrat nga Republika Sërpska bojkotojnë mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shkaku i pranisë së Kurtit

Ministrat nga Republika Sërpska (RS) nuk do të marrin pjesë të enjten, më 5 dhjetor, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës (BeH), për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë, njoftoi zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Stasha Kosharac, raporton agjencia Srna, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se vendimi është marrë pas konsultimeve në kabinetin e tij, ku morën pjesë ministri i Financave në Këshillin e Ministrave, Srxhan Amixhiq, zëvendësministri i Mbrojtjes, Aleksandar Goganoviq, zëvendësministrja e Çështjeve Civile, Marijana Mujiq, dhe zëvendësministri i Komunikacionit dhe Transportit, Ognjen Janjiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbërrijë në Sarajevë të enjten në mbrëmje, konfirmoi një ditë më parë për Radion Evropa e Lirë Adil Kullenoviq, kryetar i organizatës joqeveritare Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.

(Kosova Sot Online)