Le Pen: Macron, përgjegjës për situatën aktuale
Pas votës pro rrëzimit të qeverisë, Marinë Le Pen, nga ekstremi I djathtë në Francë e ka cilësur presidentin Emmanuel Macron, përgjegjës për situatën politike të krijuar atje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Duke folur për mediat franceze, pas mocionit të votëbesimit, që rrëzoi qeverinë e kryeministrit më jetëshkurtër në Francë, Le Pen tha se, Macron duhet të marrë përgjegjësitë që i takon.
‘Emmanuel Macron duhet të dorëzohet. Ai duhet të japë dorëheqjen , tha Marine Le Pen në TF1.
“Ai do të marrë përgjegjësitë e tij. Ai do të bëjë atë që i dikton arsyeja dhe ndërgjegjja e tij. Por ai është i sigurt, se është kryesisht përgjegjës për situatën aktuale. Michel Barnier nuk ka dëgjuar opozitën kur ka ndërtuar ligjin e tij të buxhetit, ne mbrojtëm francezët'.
“Unë nuk kërkoj dorëheqjen e Emmanuel Macron”, saktëson megjithatë kryetarja e deputetëve të Tubimit Kombëtar, e cila beson se “presioni ndaj Presidentit të Republikës do të jetë gjithnjë e më i fortë”. Deputetja siguron se partia e saj “do ta lërë kryeministrin e ardhshëm të punojë”, me synimin “bashkëndërtimin e një buxheti të pranueshëm për të gjithë”.
(Kosova Sot Online)
