Haziri e zbulon pse Agim Veliu është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë

  • A.P /
  • 06 December 2024 - 11:00
Haziri e zbulon pse Agim Veliu është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë

Agim Veliu nuk është përfshirë në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se mos kandidimi i tij erdhi si pasojë e mos propozimit nga dega e Podujevës.

“Krejt kjo ka të bëjë me mënyrën dhe modalitetin që ne kemi bërë në nivele të brendshme të partisë, ku fatkeqësisht dega e Podujevës nuk e kandidu. Agim Veliu ka pas vullnet dhe gatishmëri me u kandidu, por s’ka gjet mbështetje për kandidim”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)