Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo javë do të vijojë me mot të ndryshueshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nuk do të mungojnë rigat e shiut dhe fjollat e borës në viset e larta, ndërsa rrezet e diellit do të jenë më të kufizuara.
Në orët e vona të ditës së sotme priten riga shiu të shoqëruara edhe me reshje bore.
Temperaturat parashihen të lëvizin nga -2 deri në 7 gradë Celsius.
Njoftimi i IHMK-së:
E hënë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja
E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në mëngjes parashihet ngrica dhe mjegull, kryesisht nëpër ultësira dhe vise malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4- 7gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.
E mërkurë – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.
E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
E premte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
(Kosova Sot Online)