Gëzim Sveçla do të paraqitet në polici

  • A.P /
  • 09 December 2024 - 14:27
Gëzim Sveçla do të paraqitet në polici

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka njoftuar se është ftuar nga Policia e Kosovës për të dhënë një deklaratë në lidhje me dëmtimin e pajisjeve në sallën e asamblesë në kryeqytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sveçla ka thënë se ai do të paraqitet në polici në orën 14:00 për të dhënë shpjegime lidhur me këtë incident.

“Po, jam i ftuar nga Policia e Kosovës në orën 14:00 dhe do të shkoj që të jap deklaratë për këtë rast”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)