Hamza premton mbështetje për sektorin privat

  • A.P /
  • 09 December 2024 - 15:45
Hamza premton mbështetje për sektorin privat

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar përkrahje për sektorin privat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se investimet nuk do të bëhen vetëm për rritjen e bizneseve, por edhe për fuqizimin e punëtorëve.

“Për t’i rritur investimet në sektorin privat, ne ofrojmë program të mbështetjes financiare përmes subvencioneve dhe granteve që mbulon shumën totale të investimit deri në 30 për qind.

Investimet nuk do të bëhen vetëm për rritjen e bizneseve, por edhe për fuqizimin e punëtorëve. Pagat e dinjitetshme për punëtorët janë mënyra më e mirë për t’ua njohur vlerën atyre.

(Kosova Sot Online)