
Gëzim Sveçla del para Gjykatës

Asamblisti i VV-së, i cili para pak ditës demoloi mikrofonin në sallën e mbledhjeve të komunës së Prishtinës, është dërguar në Gjykatë, ku edhe pritet të mbahet seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në lidhje më këtë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një përgjigje ka thënë do të kërkoj caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tij.
I njëjti, nga prokuroria është thënë se hetohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
(Kosova Sot Online)