 
															Rigon Berisha ka nevojë urgjentisht për ndihmën tuaj
 
															Vogëlushi Rigon Berisha nga fshati Buçe (Komuna e Dragashit), ka nevojë për ndihmën tuaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Shpenzimet e një ndërhyrjeje mjekësore “Tumor në kokë”, i cili do të bëhet jashtë vendit, nuk mund t’i mbulojë familja e tij.
Prandaj, ata kanë vendosur të kërkojnë ndihmën në mënyrë që që ta plotësojnë shumën që kërkohet për këtë intervenim, e cila është 33.800 €.
Çdokush që është në gjendje të ndihmojë, mund të kontribuojë për Rigonin! Kontaktoni me prindin, Tefik Berisha në numrin e telefonit +38349688560.

(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													