Djali raporton se e gjeti të vdekur babain

  • A.P /
  • 14 December 2024 - 10:31
Djali raporton se e gjeti të vdekur babain

Policia ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Mitrovicë, ku djali ka raportuar se e ka gjetur babain e tij pa shenja jete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduskion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“VDEKJE E DYSHIMTË – Mitrovicë / 13.12.2024 – 08:25. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete babin e tij viktimën mashkull  kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport..

(Kosova Sot Online)