
Mediat në SHBA raportojnë për arrestimin Ahmet Gashin si i dyshuar për një vrasje

Mediat amerikane kanë raportuar për arrestimin e Ahmet Gashit (42 vjeç) për shkak se dyshohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2006, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gashi ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe ishte ekstraduar të premten për në SHBA.
Ai dyshohet se me makinën e tij në vitin 2006 e kishte goditur për vdekje boksierin profesionist Kemal Kolenovic, derisa i njejti ishte duke ecur në trotuar.
Mbi Gashin rëndon akuza për vrasje të shkallës së dytë.
(Kosova Sot Online)