Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë për disa orë

  • A.P /
  • 16 December 2024 - 07:15
Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë për disa orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa lagje të kryeqytetit sot (e hënë) do të mbesin pa ujë për disa orë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo bëhet sipas tyre për shkak të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park. 

“Nga kjo ndalje do të ketë mungesë  të furnizimit me  ujë në rrugën ‘Ndue Përlleshi’, ‘Qëndresa’, ‘Lagjja e Muhaxherëve’ dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftim. 

Ndërprerjet me ujë do të zgjasin nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

(Kosova Sot Online)