Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën, prodhuesi turk del me deklaratë

  • A.P /
  • 17 December 2024 - 10:22
Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën, prodhuesi turk del me deklaratë

Prodhuesi turk shtetërore i industrisë së mbrojtjes “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE) ka dalë me një deklaratë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës për hapjen e fabrikës së municioneve në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

MKE thotë municionet do të prodhohen sipas standardeve të NATO-s.

“Nënshkruam marrëveshje për themelimin e një fabrike moderne në Kosovë që do të prodhojë municion sipas standardeve të NATO-s.

Me këtë kontratë të nënshkruar, ne jemi krenarë që kemi kontribuar në eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë duke forcuar industrinë e mbrojtjes së vendit tonë mik dhe vëlla, Kosovën”, thuhet në një postim në LinkedIn.

(Kosova Sot Online)