Stradner: Rusia e trajton Serbinë si skllave dhe makinë për të përfituar materialisht

  • A.P /
  • 19 December 2024 - 07:58
Stradner: Rusia e trajton Serbinë si skllave dhe makinë për të përfituar materialisht

Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor ka treguar për një veprim mahnitës së Ambasadës së Amerikës në Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka treguar se si kjo ambasadë ka publikuar një video ku flitej për kompaninë ruse Gazprom që vepron në Serbi.

Ajo thotë se ambasada vërteton se Rusia dhe kjo kompani e trajton Serbinë si skllave dhe makinë për të përfituar materialisht.

“Dje @USEmbassySerbia publikoi një video brilante në Instagram duke ekspozuar  Gazprom dhe se si ata e trajtojnë Serbinë si një skllav dhe një makinë për të bërë para”, ka shkruar Stradner.

Ajo thotë ae ka përcjellur mediat ruse pas këtij veprimi të ambasadës dhe ka vërtejtur se ato janë ‘cmendur’ nga video që u publikua në faqen e ambasadës amerikane në Serbi.

“Mediat ruse dhe Ambasada  janë kaq të çmendura. Paaftësia e Moskës për të kontrolluar emocionet e saj është pasuria më e madhe për Perëndimin”.

(Kosova Sot Online)