Hekuran Murati del me njoftim

  • A.P /
  • 21 December 2024 - 16:53
Hekuran Murati del me njoftim

Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Murati ka bërë të ditur se të gjitha familjet përfituese mund t`a shohin subvencionimin në llogarinë e tyre online me furnizuesin.

Sipas Muratit, masa e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për energjinë

(Kosova Sot Online)