Rrëzohet avioni i pasagjerëve të Azerbajxhanit

  • A.P /
  • 25 December 2024 - 09:30
Rrëzohet avioni i pasagjerëve të Azerbajxhanit

Një aeroplan pasagjerësh është rrëzuar pranë qytetit Aktau në Kazakistan të mërkurën dhe raportet fillestare thonë se kishte 25 të mbijetuar, tha ministria e emergjencave të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministria tha se shërbimet e urgjencës po përpiqeshin të shuanin zjarrin në vendin e përplasjes dhe se sipas të dhënave paraprake 25 persona mbijetuan. Mediat lokale raportuan se avioni mbante 67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, shkruan The Guardian.

“Një aeroplan që kishte linjën Baku-Grozny u rrëzua pranë qytetit Aktau. Ai i përket Azerbajxhan Airlines-it”, tha ministria e transportit e Kazakistanit në Telegram.

Ministria e transportit kazak tha se në aeroplan ishin 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se avioni kishte fluturuar nga Baku në Grozny në Çeçeni të Rusisë, por ishte ridrejtuar për shkak të mjegullës në Grozny.

Azerbajxhan Airlines tha se Embraer 190 kishte “bërë një ulje emergjente” rreth tre kilometra nga Aktau, një qendër nafte dhe gazi në bregun lindor të Detit Kaspik.

“Informacionet për viktimat janë duke u sqaruar, por sipas informacioneve paraprake, ka të mbijetuar”, tha ministria e emergjencës.

(Kosova Sot Online)