Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj

  • A.P /
  • 27 December 2024 - 12:15
Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj

Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Shtërpcë, ka njoftuar sot Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia tha se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e saj.

“Shtërpcë  26.12.2024 – NN. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


(Kosova Sot Online)