Meta në SPAK, pyetet për lobimin në SHBA

  • A.P /
  • 07 January 2025 - 14:03
Meta në SPAK, pyetet për lobimin në SHBA

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë sot nga qelia dhe është pyetur sot për rreth 2 orë nga prokurorët e SPAK, lidhur me lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Detajet në lidhje me marrjen në pyetje të presidentit të PL-së sot në SPAK i dha një prononcim për mediet, avokati Genc Gjokutaj.

“Sot është pyetur vetëm sa i përket lobimit në SHBA. Meta është treguar bashkëpunues me gjithçka që mbante mend pa iu referuar akteve që do të na vihen në dispozicion”, tha ai.


(Kosova Sot Online)