
Lajçak flet për rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se e ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajçak tha se vizitën në ShBA e përfundoi me takimin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhment dhe Resurse, Richard Verma.
“E informova atë për zhvillimet rajonale dhe dialogun ku theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë BE-ShBA në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçak.
(Kosova Sot Online)