
Parashikimi i motit për sot dhe në ditët në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale bore. Reshjet do të jenë të intensitetit kryesisht të dobët e nganjëherë deri mesatar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu, kurse temperaturat afërsisht nga -4 deri në 1 gradë Celsius.
Nga e Marta ulje e mëtutjeshme e temperaturave. Reshjet do të vazhdojnë të izoluara dhe të pakta, ndërsa përpos vranësirave priten intervale kohore me diell. Do të kemi disa mëngjese me acar mjaft të fortë me temperatura nga -6 me mundësi që temperatura të ulet deri në -12 gradë Celsius ndonjë mëngjes gjatë javës.
(Kosova Sot Online)