
Millanoviq e ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë

Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka siguruar mandatin e tij të dytë pas një fitoreje të thellë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Komisionit Zgjedhor të Kroacisë, Milanoviq fitoi 75% të votave, pas numërimit të pothuajse të gjitha votave në qendrat e votimit.
Kundërshtari i tij në këtë raund, Dragan Primorac, mbështetur nga partia konservatore në pushtet HDZ, arriti të sigurojë vetëm 25% të votave.
Ky rezultat është cilësuar si një dështim i madh për HDZ-në dhe kryeministrin Andrej Plenkoviq, të cilët u përballën me një rezultat të dobët edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
(Kosova Sot Online)