Dy gra raportohen të zhdukura

  • A.P /
  • 17 January 2025 - 10:41
Dy gra raportohen të zhdukura

Dy gra janë raportuar të zhdukura në 24 orët e fundit në Malishevë dhe Vushtrri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në rastin e parë, sipas raportit 24 orësh të Policisë, një burrë ka raportuar zhdukjen e një gruaje, për të cilën ka thënë se ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e saj.

“Malishevë 14.01.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Vushtrri një grua ka raportuar zhdukjen e motrës nga 11 janari.

“Vushtrri 11.01.2025.Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se motra e sajë viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për lokacionin e saj”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)