Dy vajza janë zënë me thika në Tiranë

  • A.P /
  • 21 January 2025 - 08:29
Dy vajza janë zënë me thika në Tiranë

Dy vajza të moshës 20-vjeçare janë zënë me thika pasditen e së dielës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në kompleksin Deliorgji në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy vajzat nga Durrësi ishin shoqe me njëra - tjetrën por janë konfliktuar për motive banale. Një nga vajzat ka shkuar në apartamentin e shoqes së saj dhe pas një debati e sipër një nga vajzat ka marrë thikën dhe ka goditur shoqen e saj.

Njëra nga vajzat është arrestuar, ndërsa vajza e dëmtuar është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga komisariati numër 2 thanë se vajzat ishin nën efektin e alkolit. Pasi kanë konsumuar alkool ato kanë nisur të debatojnë dhe më pas janë konfliktuar.

(Kosova Sot Online)