Ilir Meta në burg, gjykata cakton seancën për divorcin

  • A.P /
  • 23 January 2025 - 12:08
Ilir Meta në burg, gjykata cakton seancën për divorcin

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 21 shkurt, ora 10:30 për seancën e shqyrtimit të padisë për zgjidhje martese të ish-presidentit, Ilir Meta nga deputetja Monika Kryemadhi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Padia për divorc është depozituar nga Meta në gjykatë në qershor 2024.

Në deklaratat e tij para se arrestohet nga policia, Ilir Meta e kishte akuzuar Monika Kryemadhin për tradhti në politikë, ndërsa ish-bashkëshortja e tij tha se “Metën e kanë iluminuar të tjerët kundër meje”. 

(Kosova Sot Online)