
Një person është arrestuar në Veri

Një person është arrestuar në Veri për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në veturën e tij janë gjetur një armë AK-47, një karikator, pesë fishekë dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
I dyshuari, S.D. i moshës 52 vjeçare, është ndaluar për 48 orë.
“Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar personi S.D. 52-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. I njëjti, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve’’.”
(Kosova Sot Online)