Musk propozon ndryshimin e emrit të 'Kanalit Anglez'

  • A.P /
  • 29 January 2025 - 13:45
Musk propozon ndryshimin e emrit të 'Kanalit Anglez'

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka propozuar riemërtimin e Kanalit Anglez mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në “George Washington Canal” për nder të presidentit të parë amerikan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Një emër i ri për ujërat që ndajnë Anglinë dhe Francën”, shkroi Musk në X, duke postuar një foto të një harte gjeografike të ngushticës, në të cilën mund të lexohet emri i Washington.

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump – aleat dhe sponsor i ngushtë i të cilit është Musk – nënshkroi një dekret ditët e fundit duke urdhëruar fillimin e procesit të ‘riemërtimit’ të Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.


(Kosova Sot Online)