
Gjykata merr vendimin për Safet Gjicin

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili kërkoi lirinë me pretendimin se vuante nga probleme shëndetësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Safet Gjici kishte kërkuar që pjesën tjetër të dënimit ta kryente në shtëpi.
Por Gjykata e Elbasanit nuk e ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit.
(Kosova Sot Online)