Arrestohet një person në Ferizaj

  • A.P /
  • 31 January 2025 - 08:45
Arrestohet një person në Ferizaj

Është arrestuar një 26 vjeçar në Ferizaj, pasi i njëjti kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njofton policia, është intervistuar edhe pronari i armës së zjarrit i cili e posedonte armën me leje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy personat janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 18 fishekë.

Policia bën të ditur se ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm.”

(Kosova Sot Online)